Dritan Dajti: Policia zhduku
tabulatet e telefonit tim
Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. (Nga MENTOR KIKIA)
Dritan Dajti, njeriu më i akuzuar aktualisht nga drejtësia shqiptare, ka dëshmuar për herë të parë në procesin gjyqësor që është hapur kundër tij, i akuzuar për vrasjen e katër policëve dhe një civili, në Gusht të vitit 2009, në Durrës. Ndërsa është përpjekur të hedhë poshtë akuzën, duke mos e pranuar vrasjen, Dajti ka akuzuar policinë dhe prokurorinë për zhdukjen e tabulateve të telefonit të tij, - shkruan sot gazetari Mentor Kikia në Gazetën Idea.
Dajti iu referua dëshmisë së bërë, me dyer të mbyllura nga ish shefi i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar A.Muça, sipas të cilit, Dritan Dajti kishte qenë vënë nën përgjim nga policia para se të arrestohej. Por pas datës 7 Gusht, dita e krimit dhe arrestimit të Dajtit, tabulatet e telefonit të tij nën përgjim janë zhdukur. Madje ai ka referuar edhe deklarime të prokurorit, sipas të cilit operacioni i policisë ka qenë i paorganizuar mirë dhe madje i paligjshëm.
Megjithatë, misteri më i madh i deponimit të tij është zhdukja e tabulateve të telefonit, në të cilat janë fiksuar të gjithë numrat me të cilët Dritan Dajti komunikonte, ndërsa ishte në liri.
Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasdës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. Pohimet e kabllogrameve u hodhën poshtë nga policia dhe vetë Kuliqi, por e verteta është se Dritan Dajti u ka shpëtuar për mrekulli disa operacioneve për arrestimin e tij, dhe se, sic pohonte edhe kabllogrami i Ambasadës Amerikane, operacioni i 7 Gushtit u zhvillua ndërsa Kuliqi nuk ndodhej në Shqipëri.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 7005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33