Dritan Dajti shfrytëzon votën 
për të bërë 'shëtitje' në Tiranë

Dritan Dajti shfrytëzon votën <br />për të bërë 'shëtitje' në Tiranë
Ish-deputeti Mark Frroku dhe i akuzuari për vrasjen e 4 policëve Dritan Dajti kërkojnë të marrin leje nga Gjykata për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet e 25 qershorit. Ata iu drejtuan gjykatës, pasi nuk gjetën emrat në listën e votuesve të paraburgimit Mine Peza.

Veç këtyre, gjykatës i janë drejtuar me kërkesë edhe 81 persona të ndryshëm që nuk kanë gjetur emrin në zonat e tyre. Në Gjykatën e Tiranës mëngjesin e së shtunës ishte shtet-rrethim.

Efektivë të policisë burgjeve dhe atyre të rendit,kishin shoqëruar për në ambientet e gjykatës Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë. Shoqërimi i tij në gjykatë, erdhi pasi Dritan Dajti nuk e gjeti emrin e tij në listën e votimeve pranë institucionit të paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë, ku edhe është i izoluar.

Për këtë fakt, ai dorëzoi në gjykatë kërkesën për leje votimi, por që gjatë seancës gjyqësore hoqi dorë nga kjo kërkesë.Siç duket Dajti ka shfrytëzuar këtë kërkesë vetëm për të dalë nga mabjentet e qelisë dhe bërë një shëtitje në rrugët e Tiranës. Në gjykatë mëngjesin e së shtunës ishte edhe ish-deputeti Mark Frroku. Edhe ai nuk e kishte gjetur emrin në listën e votuesve, duke kërkuar nga Gjykata lejen për votim. Kërkesë kjo që ju miratua nga gjyqtarja Oltjona Goxha. Por në Gjykatë nuk janë të vetmit Dritan Dajti e Mark Frroku që kanë kërkuar leje për të ushtruar të drejtën e votës.

Akuzat e ngritura
Nga gushti i vitit 2009 Dritan Dajti është arrestuar nga policia e Shtetit.Në operacionin për arrestimin e tij, mbetën të vrarë katër efektivë të skuadrës operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të parët. Në këtë operacion morrën pjesë 15 efektivë policie, por katër prej tyre u ekzekutuan me armë. Prokuroria dhe policia akuzoi Dritan Dajtin si shkaktar të masakrës, ndërkohë sot e kësaj dite për këtë ngjarje Dajti ende nuk ka marrë një dënim nga drejtësia për këtë ngjarje.Ndërkohë ish-deputeti Mark Frroku është arrestua në 1 prill të 2015. Frroku tashmë është dënuar me 7.6 vite burgim për akuzën e “Ndërtimit pa lejë” dhe “Pastrimit të parave” e “Fshehje të të ardhurave”. Gjithashtu prokuroria kërkoi dënimin e Frrokut edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, por për këtë akuzë ai u shpall i pafajshëm.

81 kërkesa për lejë votimi
Zyratisht nga gjykata thuhet se janë dorëzuar 81 kërkesa për leje votimi nga qytetarë të ndryshëm. Për këtë fakt, Gjykata ka nxjerrë në punë disa gjyqtarë, të cilët kanë marrë në shqyrtim kërkesat e qytetarëve, ku 21 prej tyre janë pranuar duke lejuar të votojnë në zonën e kërkuar më 25 qershor. Ndërkohë, 53 kërkesa të tjera janë në proces gjykimi, për të cilat gjyqtarët do të shprehen me vendim pranimi ose rrëzimi të kërkesës së tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike