Personi që shihni në pamje të rrethuar është Lulzim Muça, i cili ishte i pranishëm në senacën e sotme dhe menjëherë sapo përfundoi seanca u shoqërua për në polici.
Burime nga policia e kryeqytetit thanë se "shoqërimi i tij është bërë për llogari të krimeve të rënda, ndërsa ende nga gjykata nuk ka një reagim se pse mund të jetë shoqëruar Muça".
Vetë Dajti u largua nga salla e gjyqit, pasi dy avokatët e caktuar për të mbrojtur atë hoqën dorë; një për aftësi profesionale dhe tjetri për shkak se ka një njohje të mëparshme me Dajtin.
Në datën18 qershor do të jetë seanca e radhës, ndërsa gjykata caktoi kryesisht Angjelina Lalën dhe Armel Veizin si mbrojtës për të pandehurin, ku pritet të shihet nëse ata do të marrin përsipër mbrojtjen e Dajtit pas 227 seancash të shtyra.
ARRATISJA E DAJTIT
Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, pronar i "Besa Konstruksion".
Policia dhe burgjet kanë pasur gjithmonë frikën e një arratisjeje të dytë të Dajtit dhe kanë përfocuar masat në përfundim të procesit të Dajtit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)