TIRANE- Dosja Dajti shtyhet sërish për të 221 seancën ndërsa arsye mbetet e njëjtë mos paraqitja e një avokati mbrojtës në seancë.

I pandehuri Dritan Dajti ka kërkuar nga trupi gjykues t’i shpjegohet se cili nen e përcakton se avokati duhet të zgjidhet prej të tij, sepse sipas Dajtit avokati kryesisht caktohen nga shteti dhe s’ka pse të zgjedh ai.

Pa marrë përgjigjen e pyetjes së drejtuar gjykatës, Dajti vendosi të largohet nga salla duke lënë kafazin e hekurt bosh dhe përgjegjësinë mbi gjykatën dhe prokurorin për vazhdimin e seancës.

Në këto kushte, kryesuesi i trupit gjykues Idriz Milkurti vendosi caktimin e dy mbrojtësve të rinjë nga lista e avokatëve kryesisht dhe shtyrjen e seancës për nesës në ora 12.

(sg/shqiptarja.com)