TIRANE - Gjykata e krimeve të rënda shtyn për të 240 herë seancën ndaj Dritan Dajtit, ndërsa vetë i pandehuri i drejtësisë për vrasjen e 4 policëve në operacionin për arrestimin e tij deklaron në sallë se Prokuroria po vihet në siklet nga dëshmitë e tij dhe në seancën e radhës do të ketë një dëshmi të posaçme brenda objektit të gjykimit.
Kryesuesi i trupit gjykues Idriz Milkurti ka lënë për disa momente kamerat për të vazhduar më tej me një seancë me dyer të mbyllura, ku nuk është paraqitur asnjë avokat mbrojtës i caktuar kryesisht nga Gjykata.
Gjykata ka vendosur në këto kushte të vazhdojë seancën pa praninë e mbrojtjes, ndërsa ka ndërhyrë i pandehuri duke kërkuar të largohet në mënyrë të vullnetshme.
Organi i akuzës nëpërmjet prokurorit Ardian Nezha i kërkoi Gjykatës që të njoftohen KLD dhe ministria e Drejtësisë për mosparaqitjen e avokatëve, çka sipas Prokurorisë është e papranueshme. Po kështu kërkoi që ndaj të pandehurit të mbahet qëndrim pasi me deklaratat e tij del jashtë objektit të gjykimit.
Në mungesë të mbrojtjes dhe të Dritan Dajtit i cili zgjodhi të largohej, trupi gjykues vendosi datën 7 tetor për seancën e radhës.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com