Dritan Dajti, zbulohet urdhëri
sekret i Agron Kuliçajt

Dritan Dajti, zbulohet urdhëri<br />sekret i Agron Kuliçajt
TIRANE- Më shumë se një vit më parë, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj ka firmosur një shkresë për Gjykatën e Krimeve të Rënda, të shkallës së Parë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, ku i kërkon që në gjykimin e shtetasit Dritan Dajti, i akuzuar nga policia për vrasjen e 4 policëve në gushtin e vitit 2009, të mos kishte jo vetëm prezencë të medias, por as të familjarëve të viktimave apo edhe të të pandehurve.

Shqiptarja.com, disponon letrën e cila në fakt nuk është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, por nga zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj. ““Duam t’ju sjellim në vëmendje se, nisur nga profili i punës së punonjësve të policisë të thirrur në këtë proces gjyqësor si dhe detyra që ata kryejnë aktualisht nga ana jonë sugjerohet që seanca gjyqësore në të cilën do të dëshmojnë punonjësit e policisë, të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe të përjashtohet pjesmarrja e gazetarëve të mëdiave të shkruara dhe vizive, si dhe e familjarëve të të gjithë palëve në proces” shkruan Kuliçaj në letrën e tij drejtuar Gjykatës dhe Prokurorisë, dokument që mban datën 12 tetor 2010, me numër protokolli 3449.

Sipas Kodit të Procedurës Penale është e vërtetë që parashikohet mbyllja e dyerve të gjykatës në disa raste. Ligji thotë se “gjykata vendos që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij mund të zhvillohen me dyer të mbyllura: a) kur publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, nëqoftëse një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent; b) kur nga ana e publikut ka shfaqe që prishin zhvillimin e seancës; c) kur është e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve; ç) kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve”. Shkresa e Agron Kuliçajt i referohet pikës c të këtij neni, për mbrojtjen e oficerëve të policisë.

Por pyetja që kanë shtruar shpeshherë edhe familjarët e viktimave, të cilët i njohin shumë mirë të nëntë policët që do të dëshmonin në gjykatë për operacionin, i njohin shumë mirë kolegët e tyre të ekzekutuar në atë operacion të gushtit 2009 për kapjen e Dritan Dajtit. Pra për familjarët e viktimave nuk ka pasur asnjë sekret se kush ishin nëntë kolegët e tjerë që u angazhuan në urdhërin e drejtorit të policisë për survejimin dhe ndjekjen e Dritan Dajtit.

PRANIMI
Në shkresën që disponohet nga Shqiptarja.com, qartazi duket se drejtoria e policisë së shtetit, në funksion të hetimeve, vë në dispozicion të gjithë trupën speciale që u mor me këtë operacion me specifika të veçanta. Zëvendësdrejtori Kuliçaj, sqaron në dokumentin e tij, se kërkesës së prokurorisë dhe gjykatës, do t'i përgjigjen pozitivisht.

"Pranë Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë dërguar "fletë thirrje" për tu paraqitur si dëshmitarë 9 punonjës policie në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar pranë gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda në ngarkim të pandehurve Dritan Dajti etj. Në mbështetje të njoftimit të dërguar nga ana juaj, janë marrë masa të menjëhershme për njoftimin e punonjësve të policisë të cilët janë thirrur për tu paraqitur si dëshmitarë në këtë proces" shkruhet në shkresën e tetorit 2010, më shumë se një vit nga atentati.

Në shkresën e tij Kuliçaj pasi thotë arsyet se pse duhet të jetë i mbyllur procesi, tregon gjithashtu se "kërkesa e sipërshënuar (mungesa e kamerave dhe familjarëve) ju drejtohet me qëllim, zhvillimin e një procesi nëpërmjet të cilit nuk do të dëmtohej aktiviteti i punës në detyrat që kryejnë këta punonjës policie si dhe shmangien e konglikteve dhe debateve me familjarët e të pandehurve gjatë dëshmive" thuhet në shkresën drejtuar gjykatës nga ana e zv.drejtorit të policisë Kuliçajt.

KABLLOGRAMI AMERIKAN
Nuk është vetëm kaq historia e Kuliçajt me ngjarjen e Dritan Dajtit. Në datën 3 shtator të këtij viti, u bë publik kabllogrami i ambasadës së SHBA në Tiranë nga ish ambasadori amerikan Ëithers për lidhjet e Agron Kuliçajt me Dritan Dajtin. Sipas kabllogramit, burime të shumta brenda policisë së shtetit i kanë deklaruar punonjësve të Ambasadës Amerikane se kanë arsye të dyshojnë që Agron Kuliçaj ishte burimi i Dritan Dajtit brenda policisë, dhe se ai është njeriu që dekonspiroi aksionet e ndryshme për arrestimin e të shumëkërkuarit.
Dritan Dajti, vazhdon kabllogrami, ishte i shpallur në kërkim për vrasje që prej një dekade, kohë gjatë së cilës bëri një jetë pothuajse të zakonshme, derisa në gusht 2009, katër prej forcave policore që u dërguan ta arrestonin, mbetën të vrarë në shkëmbim zjarri me Dajtin. Dritan Dajti gjendet aktualisht në burg në pritje të gjykimit, ndërsa gjyqi po zgjatet pafundësisht, shkruan kabllogrami.
"Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë të mirënjohura, por ka gjithashtu zëra se ai mund të jetë përfshorë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, ku Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit" citohen në kabllogram. "Disa në polici besojnë se Kuliçaj mund ta ketë ndihmuar Dajtin t'u shpëtojë përpjekjeve të tjera për arrestim në të shkuarën. Sipas burimeve nga policia, zyrtarët e lartë të policisë vendosën të veprojnë kundër Dajtit në gusht të këtij viti (2009) për shkak se Kuliçaj nuk gjendej në Shqipëri për momentin dhe supozohej që për këtë shkak nuk kishte mundësi të dekonspironte te Dajti" vijon kabllogrami për këtë çështje.
Ndërkohë që në kabllogram ambasada amerikane shprehet se Burgaj u është përgjigjur shqetësimeve amerikane, duke vërejtur se "Kuliçaj është I lidhur ngushtë me kryeministrin Sali Berisha dhe se çdo përpjekje për ta shkarkuar apo zhvendosur atë duhet të vijë nga zyra e kryeministrit".

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë