Dritan Hila: Komisioni i Berishës si vrimë në ujë
Ish-kryeministri Sali Berisha
Kush i ka jetuar vitet ‘90-të në kapërcyellin ‘91-‘92 e mban mend një farë Xhon McGou që Saliu e nxirrte tribunave dhe ekranit që të deklaronte se udhëheqja komuniste kishte fshehur paratë në bankat e Zvicrës dhe ai e dinte ku ishin por do t’ia tregonte vetëm Saliut që ky t’i merrte dhe t’ia kthente popullit kur të vinte ne pushtet. Tani ose Saliu i ka marrë të gjitha paratë që ia tregonte Xhoni, ose ajo që është më racionalja, Saliu nxirrte një sharlatan tribunave që të krijonte flluskën që i duhej për të ardhur në pushtet.
32 vite më vonë, ka gjetur sebep me një tjetër Mc që ta shfrytëzojë për të ngritur një flluskë tjetër mediatike në mënyrë që të minojë kundërshtarin dhe të vijë në pushtet. Bravo i qoftë nëse ia del, por puna është pak e vështirë pasi budallenjtë kanë vdekur në këtë vend ose i ka në foltore që i hanë të tilla mufka.
Hetimi amerikan, i cili edhe aty është i fryrë për nga rëndësia nga republikanët që duan të kenë një kundrapeshë për hetimet ndaj Trump dhe për shkak të fushatës elektorale, përfshin një punonjës të administratës i cili ka bërë disa allishverishe, ku mes të tjerëve citohen edhe disa shqiptarë, të cilët mesa duket kanë shfrytëzuar edhe kryeministrin e Shqipërisë duke e futur emrin e tij në vorbullën e pazareve që kishin me Mc.Gonigal.
Megjithatë nuk ka asnjë indicje që po hetohet në drejtim të Ramës. Madje as në ngarkim të Duçkës apo Nezaj. Për më tepër materiali në zotërimin publik është akuza e prokurorisë, e cila mund të shfryhet rrugës. Mirëpo opozita e foltores do të ngrejë një furtunë në gotë duke kërkuar edhe komision parlamentar. Se çfarë mund të hetojë ky komision kur Nezaj është shtetas amerikan, Mc.Gonigal as i ka në refene, kurse Rama i ka takuar vetëm dy herë në funksion zyrtar këtë vetëm mendja e Saliut mund ta gjejë.
Por në fakt kjo është dëshmia se fantazia e Berishës ka shteruar. Dikur shqiptarët hanin çdo përrallë të tij. Kurse sot njerëzve u janë hapur sytë. E dinë si funksionon perëndimi; si funksionon sistemi gjyqësor atje dhe për më shumë e dinë sesi funksionon Saliu dhe çfarë halli ka. Ndaj askush nuk ka ndërmend t’i ndizet gjaku nga kjo histori.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35