Dritan Hila: Nuk është luftë për drejtësi, por për Tiranën

Dritan Hila: Nuk është luftë për drejtësi, por për Tiranën

Kur Albin Kurti e pa se e kishte të pamundur të thyente PDK-në në fushëbetejën e votave, ju lëshua kundërshtarëve me akuza për korrupsion. E shoqëruar me akuzat serbe për krime lufte, gjithë kupola e ish-UÇK-së dhe e PDK-së, përfundoi nën hekurat e Gjykatës Speciale.

Pas katër e kusur vitesh, asnjëri prej tyre nuk është dënuar për krime lufte apo vjedhje, mirëpo akuzat e bënë të vetën dhe aktualisht, pavarësisht luhatjeve, Kurti po mbretëron i pa shqetësuar.

Ndërkohë në Tiranë, Berisha ndodhej përballë murit të PS-së të përfaqësuar nga Erion Veliaj. Në të gjitha zgjedhjet, trendi në favor të PS-së po shkonte drejt rritjes, ndaj duhej një mekanizëm tjetër. Nisën akuzat për përfshirjen e Veliaj në çështjen e inceneratorëve. U bënë hetime qilizmë, u dënuan njerëz, por ai nuk dilte i implikuar. Ndërkohë propaganda e PD-së, ulërimat digjitale, arratisja e Ahmetajt, e bënë të vetën.

Opinioni filloi të mendojë që diçka kishte.

Plas çështja 5D. Sipas zërave të ndrojtur nga bullizmi i rrjetit dhe ai i PD-së, dy prej të pandehurve dhe as Veliaj nuk kanë lidhje fare me skemën, por kjo nuk e pengon prokurorinë t’i mbajë në burg. Rastësi? Mbase!

Tre muaj para zgjedhjeve, Veliaj futet në burg me akuzën se e shoqja ka blerë fustane. Asgjë, asnjë akuzë për Veliajn që lidhet me detyrën e tij apo fondet e bashkisë. Rastësi? Mbase!

Ndërkohë makina e propagandës vazhdonte të punonte. Nëse pyet njerëz në rrugë, të thonë që ka vjedhur. Kur i pyet se ku, të thonë tek inceneratorët. Dhe kur u thua që SPAK-u nuk e nxjerr të përzier, ta kthejnë që SPAK-u komandohet nga Rama. E kur i pyet sesi shpjegohet që ky SPAK-u i komanduar nga Rama e fut në burg për fustanet e së shoqes, por nuk ka gjetur vjedhje të tij, përgjigjja është se je rilindës.

Ndërkohë prokurorët kanë një të shkuar në radhët e PD-së. Rastësi edhe kjo? Mbase! Por sikur u bënë shumë. Ka më shumë të ngjarë që e gjitha kjo të jetë një strategji e koordinuar që çoi në dekapitimin e PS-së në Tiranë.

Aktualisht PS-ja e qarkut të Tiranës gjendet pa kupolë drejtuese. Braçe dhe Majko të sjellë me urgjencë në momentet e fundit, do ta kenë vështirë të përvetësojnë skemën dhe njohjet e Veliajt.

Aktualisht Tirana është me kokë të prerë. Veliaj mund të zëvendësohet në administrimin e bashkisë, por në parti ku vlejnë lidhjet personale, do kohën e vet. Kjo është edhe arsyeja që Këlliçit i janë fryrë puplat dhe shpreson ta “degjenerojë” Ramën.

Mirëpo trashëgiminë e Veliaj me 60 mijë vota diferencë vështirë se Kelliçi do mundet t’i gëlltisë. Megjithatë dëmi është bërë, sikurse me PDK-në në Kosovë. Ka vetëm një ndryshim që përfundimi mos të jetë me fitoren apo barazimin e PD-së, pasi elektorati i majtë është trembur dhe ka kompaktësuar radhët.

Për më tepër duke qenë një parti e madhe dhe pa nevoja aleancash dhe koncesionesh, si dhe diferencë të madhe në vota, pak do të ketë të ngjarë që PS-ja të ketë fatin simotrës së saj në Kosovë. /Dritare.net/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 14/02/2025 11:30

    Shqipëria në rrezik! Dhe atë jo vetëm nga hajdutët por në masë edhe nga mbrojtësit e tyre! Kur Elena Kadare del në kundërshtim të drejtësisë për të mbrojtur hajdutin......ajo Helena që ia ktheu shpinën Shqipërisë atëherë kur më së shumti i duhej.....e Hila i të gjitha sistemeve....! Oj Shqipni mos thuj marova.....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli