Dritan Hila: Racizëm apo drejtësi ndaj Belerit?

Dritan Hila: Racizëm apo drejtësi ndaj Belerit?

Fredi Beleris

Gazetari Dritan Hila komentoi arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës për akuzën e shitblerjes së votave. I ftuar në Dritare TV, Hila tha se qëndrimi i Greqisë ndaj arrestimit të Belerit, është nuk është aspak korrekt.

“Shqiptarët kanë dekada që shikohen nga grekët me racizëm dhe inferioritet. Një shqiptar mund të dënohet sipas tyre, por jo një grek. Beleri i thotë vetes grek kështuqë Greqia ngutet që ta përkrahë.

Kam parë reagime të shteteve të tjera ndër vite që kanë qenë dinjitoze. Kanë ndodhur në Shqipëri edhe vrasje të shtetasve rusë apo çekë dhe reagimet kanë qenë shumë më ndryshe. Dhe po flas për vrasje, jo arrestime. Dhe në këto raste ambasadat kanë vepruar me shumë dinjitet.

Ndërsa reagimet e Greqisë janë e kundërta, pasi u duket vetja superiorë. Më falni për gjuhën, por për mua, çoban dhish ata, çobanë dhish ne.

Mu duk gjithashtu shumë korrekt edhe reagimi i ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës, e cila tha se duhet të presim të flasë Prokuroria për çështjen”, u shpreh Hila.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 13/05/2023 14:14

    Z.Hila, nuk e mbaj veten se besoj ne konspirazione, e as ekstremist verbal, por ky Beleri me duket se e ka pranuar kete rolin e kamikazit, i shantazhuar nga dosjet e sherbimit sekret Grek, per ato qe ka bere ne kufirin Shqipetar ne te kaluaren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar