Dritan Hila: Strategjia e 50 protestuesve

Dritan Hila: Strategjia e 50 protestuesve

Protesta para bashkisë

Kush ka jetuar në Tiranë në vitet ‘97 e më pas i mban mend protestat e përditshme të militantëve të Berishës që bllokonin bulevardin e Tiranës në orën e pikut të tij.

Ishin vetëm 50-100 persona që bënin një ritual me të cilin shpresonin të vinin në pushtet, kurse Berisha e dinte fare mirë që ishin joproduktive politikisht, por edhe mënyra më e mirë për të qenë në “piacën” politike.

Në vitin 2005 Berisha erdhi në pushtet, por protesta e përnatshëm nuk ndikoi aspak në rishfaqjen e tij. Berisha u rikthye për shkak të korrupsionit të socialistëve dhe mbi të gjitha mungesës së vullnetit të Fatos Nanos për të mbajtur pushtetin. Ata 50 vetë që protestonin, më shumë ishin bezdi e tiranasve sesa faktor pushteti.

E njëjta gjë vlen edhe për këtë vit, ku veç militantëve të Rithemelimit janë shtuar edhe disa kokrra të Metës që protestojnë përpara bashkisë, por ky akt nuk është se i qas me pushtetin, përkundrazi. Madje Rama do të donte t’i kishte përditë, por puna është se krahu tjetër nuk ka as njerëz e as takat.

Një pushtet bie për tre faktorë, kriza ekonomike, shthurja e shtetit dhe mungesa e vullnetit të drejtuesve në pushtet për të mbajtur komandën.

E vërteta është që shteti aktual ka probleme të rënda me korrupsionin. Afera 5D është nga më të rëndat në mos më e rënda për nga mënyra e organizimit. Por ky nuk është tregues i përgjithshëm.

Dy faktorët e tjerë janë në favor të Ramës. Rritja ekonomike në një Evropë në stanjacion, është e kënaqshme. Qytetet kryesore kanë një jetë ekonomike të kënaqshme, e cila tashmë po ndihmohet edhe nga turizmi.

Sa i takon vullnetit të Ramës për të mbajtur pushtetin, kjo nuk ka asnjë dyshim dhe e tregoi edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar me qeverinë. Ka oreks si ditën e parë kur u instalua si ministër Kulture.

Dhe ndoshta e fundit arsye që nuk paralajmëron ndryshim është se do të ishte mirë që ata 50 vetë në protestë mos të ishin deputetë dhe funksionarë të opozitës. Të paktën ata të 50-të t’i kishin militantë. Por mesa duket askush nuk beson që mund ta rrëzojnë Veliajn, lëre pastaj Ramën.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dajti: 07/05/2024 20:23

    Çfare mund te presesh nga nje funderrine si Tedi Blushi? Nje here thote Berisha tradhetar, nje here i ben serenate poshte dritares,

    Përgjigju
  • Loni: 07/05/2024 18:56

    Berisha u kthye pas korrupsionit te socialisteve, argumenton autori. Korrupsioni i qeverisjes Nano eshte as 10% i qeverisjes Rama. Konkludimi logjik shkon ne kahun e argumentit, pra te kthimit pas korrupsionit te te pareve. Por autori konkludin komplet ne lajthitje.

    Përgjigju
  • sapa: 07/05/2024 18:30

    Ik ore bythelepires!Populli duhet te ngrihet me arme ne dore sepse me vote nuk rrezohen keta hajdutet ne pushtet.Dhe kur them me arme ne dore jo per Saliun,as per Meten,as per Bashen,as per Ramen por per partite e reja politike qe ti fusin ne burg keta politikane 34 vjecare qe jo vetem nuk arriten te bejne shtet por e kane cuar vendin 200 vjet parapa sa qe askush nuk e bie ne binare!Pse ikin njerezit nga shqiperia sipas teje?sepse NUK KA SHTET:qe do te thote nuk funksjonon asgje ne vendin e hajduteve pa paguar ne menyre korruptive!

    Përgjigju
    • Kafshet ne kafaz: 08/05/2024 04:38

      Keta lloj kafshesh qe duan vetem kaos e kane vendin ne kopshtin zoologjik. Ndoshta duhet hapur nje kopsht zoologjik i ri prane aeroportit te Kuksit

  • Cubel breca: 07/05/2024 18:24

    O Dritan 50 kafshë jo protestues,ata smeritojn tjetër emër. E kan fajin tiranasit që si marin me hunj. Ctaksirat kanë njerëzit që presin autobuzat nëpër stacione dhe vonohen me orë se zejn rrugën kafshët se i don b**** Salës .po e ka fajin policia që si merr me shkop gome e t'ju vij mendja qenerve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje