Leli apel vlonjatëve përmes Report Tv: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit, ndihma e parë për biznesin

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh në një intervistë për Report Tv se përpos diskutimit me qeverinë për paketën në mbështetje të sektorit të turizmit do të përjashtojë nga taksa për tre muaj, mars, prill dhe maj bizneset që kanë zënë hapësirat publike.

"Jemi duke rishikuar me vëmendje mbështetjen për biznesin e qytetit për të përjashtuar nga taksa ata që kanë zënë hapësira publike në lungomare apo bulevardin 'Ismail Qemali' apo në gjithë territorin për të zeruar taksën për marsin, prillin dhe majin.

Ajo që na bën të ndihemi krenarë dhe me vlera në gjithë tregun e turizmit është që Vlora ka qenë në gjithë këto vite qyteti me më shumë fluks dhe rritje turistike dhe unë besoj se pavarësisht se cfarë ka ndodhu dicka pozitive do të vijë.

Do të bëjmë maksimumin për të mbështetur biznesin e turizmit. Jemi duke folur për të pasur një sezon të suksesshëm aq sa mundet. Jemi edhe në koordinim me qeverinë për një paketë ndihme për turizmin".

Një thirrje kryebashkiaku e kishte për qytetarët që të respektojnë distancën sociale, kur tha se jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. "U drejtohem qytetarëve të ruajnë distancën sociale. Ne u mësuam me këtë situatë, tani jemi duke luftuar. Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Distanca dy metra është më e rëndësishme se të gjitha".

Gjithashtu Leli tha se deri tani kemi janë ndihmuar 2 mijë familje në nevojë në Vlorë. Në 24 orët e fundit janë gjobitur nga policia e Vlorës 14 këmbësorë dhe janë bllokuar 6 makina për thyerje të karantinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAJRAM BALA: 13/04/2020 06:02

    I UROJ SHENDET GJITJE BASHKE ATDHETAREVE NGA KORONA VIRUS. ESHTE NJELUFTE QE SI TE GJITHA LUFTERAT E TJERA DO TI FITOJME. ESHTE NJE LUFTE KUNDER ARMIKUT TE PERBASHKET TE PADUKSHEM.KUSHDO QE JEP KESHILLA SE SI TA LUFTOJME DUHET FALENDERUAR.NUK ESHTE KOHA PER POLITIKE.I LINI MJERANET POLITIKE QE PO E VJEDHIN VENDIN PER 30VJETE.DRITANI ESHTE DJAL VLORE DHE NUK E VJEDH POR PO E NDERTON SHENDET ,SHENDET TE GJITHEVE.NJE VREJTJE TE VOGEL PER KOMENTATORIN TITI,NE RRADHE TE PARE TE UROJE SHENDET,NE RRADHE TE DYTE TE BEJE NJE SQARIM PER KULTURE.FJALA IMAZHER VJEN NGA FJALA IMAGE QE DO TE THOTE PAK ASHUME PARAQITJE SHIKUESE.NE BOTE U THONE MJEK RADIOLOG DIAGNOSTIK,QE TE JEPET PAS 6 VJETE STUDIM PER MJEK PAS SHKOLLES SE MESME DHE 4 VJETE SPECIALIZIM PER ROENTGEN,EKO,SCANNER,REZONANCE MANJETIKE.TANI THUAJ PAS 10 VJETEVE STUDIM ESHTE MJEK APO JO THUAJ CFARE TE DUASH.KA DHE TEKNIK RONTGENI QE BEN 3 VJET SHKOLLE ME BAZE GJIMNAZI EDHE NJE HERE TITI TE UROJ SHENDET. PERSHENDETJE

    Përgjigju
  • Marcela: 12/04/2020 17:58

    Vazhdo PUNEN Z.LELI ,C'DO INVESTIM NE VLORE DUHET TE JETE U LIDHUR ME TURIZMIN ,MOS VIDH,,INVESTO NE VLORE,,,,TE MOS NDERTOHEN PALLATE 300M NGA BREGU,,TE NDERTOHEN HOTELE DHE RESORTE ME 40M DISTANCE DHE ME PISHINA PERPARA DHE PARKING PER TE GJITHE NUMRIN E DHOMAVE PRAPA ME 5-6 KATE QE TE PUNESOHET RINIA,,,DHE VAZHDO LUNGOMAREN ,A KE MUNDESI TA COSH DERI NE SARANDE,,I JEP NJE PAMJE EUROPIANE DHE SHTON TURISTET,,,VLORA SARANDA ME TURISTET MBAHET,,,VLORA KA KAPACITET BASHKE ME SARANDEN DHE HIMAREN TE PRESIN 20 MILION TURISTE NE VIT,;PO TE PUNOHET ME TRU,,,POR NA DUHET DHE NJE AEROPORT NE VLORE E SARANDE...KEMI NJE VEND TE BUKUR ME DIELL DHE USHQIME TE MREKULLUESHME.....//

    Përgjigju
  • Kucioti: 12/04/2020 15:56

    Ik ore dudum.. Fjalët e tua janë letër higjenike,por falëndero banditët që të mbajnë në detyrë se ti as për çoban nuk bënë...

    Përgjigju
  • Titi: 12/04/2020 13:04

    Na erdhi Leli,me "shpate" te madhe. Si perfundim,mbajti gjith administraten Gjikes,gjith Drejtorat,e nuk e mora vesh,ku ishte rilindja ketu. O Leli,je i pabesueshem dhe per koronen,ske info.. njeriu duhet te dali ka vet imunitet,plus merr vitamin D,diellin o Leli. Dhe Leli,mesa kam degjuar nuk eshte Mjek,eshte imazhier,Mjeku te jep diagnose,ky imazherist jo Mjek.. se harrova,sa i ngjan Bechettit ky!

    Përgjigju
    • Shpetimi: 12/04/2020 15:27

      O Titi po ik struku ne shtp se do te zej korona dhe sta bejne dot respektin si puna atij nigerianit me kenge e valle, po komunalja e Lelit do te sistemoj te vendi.

  • Dino: 12/04/2020 10:53

    Fatkeqesi e shqiperis eshte sali berisha, dhe fatkeqesi e vlores eshte dritan leli..

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/04/2020 10:51

    Bravo shoku Lelë!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/04/2020 10:33

    Olel! Ju eshte bere mendja karantine,nuk po dini ceshte puna,ajeri levizja.Me vjen keq flet si mjek apo kryetar i katunit.Pua mposht cdo gje,ajeri i pastert i adreatikut dhe jonit eshte kurative i cdo semundje.Ju dhe shum mjek te tjere qe ndofta ju interesojne keshilla te tilla.Rini brenda ne karantine,nuk me besohehet qe eshte lufte e fuqishme kundra koronoviruesit! Te kufizosh per nje kohe te gjate levizjen e lire te njerzeve nuk eshte shendet,por dashje padashje shkurtim te jetes.Rekomondimi me i mire dote ishte: Sejcili te ruhet nga kjo epidemi,te zbatoje me rreptesi distacat,te mos kete grumbullime.Keto masa te jene kategorike.Po vjen vera njerzit nuk mund te rrine ne pikun e nxehtit ne shtepi o Lel Doktorate.Dalja ne bregdet nje nga nje eshte normale.Keto gjera te veshgoje policia bashkjake.

    Përgjigju
    • Populli: 12/04/2020 12:41

      Kur flet edhe ky qilloi kryetar qe i ka mbish nreket me mut...palluqj...

  • Shaban: 12/04/2020 10:28

    ska nevoje per apel por kerko zbatimin e ligjit. Nxirr policine te ver ca gjoba dhe jemi ne rregull.

    Përgjigju
    • Ermal: 12/04/2020 21:20

      Fix

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës