Drejtori i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli, mori pjese sot ne konferencen europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, që po zhvillohet në Riga të Letonisë.
Në konferencë morën pjesë drejtues të Inspektoriateve të Punës së shteteve anëtare të BE dhe vendeve kandidate, Drejtori i BE për Punësimin dhe Dialogun Social, Jordi Curell Gotor, Drejtoresha e Agjencise Europiane te Sigurise dhe Shendetit, Krista Sedlacek, Ministri i Mirëqënies së Letonisë, Uldis Augulis etj.
Gjatë konferencës u evidentua nevoja e bashkepunimit të punëdhënësve dhe punëmarrësve për të patur një dialog mes tyre, në mënyrë që palët të japin kontributin e tyre për të pasur vende më të sigurta pune.
Ndërkaq, gjatë konferencës u theksua fakti se rregullat për të krijuar një mjedis të sigurtë të jenë të thjeshta, qarta dhe të realizueshme. Të pranishmit në konferencë u njohën edhe me metodat dhe praktikat më të mira të kompanive europiane për kushtet e shëndetshme të punës, për te cilat u dhanë dhe çmime.
Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, takoi drejtorin e BE për Punësimin dhe Dialogun Social, Jordin Curell Gotor. Ai e njohu bashkebiseduesin me faktin se tashme legjislacioni i punes ne Shqiperi është përafruar me ato që veprojnë në shtetet anëtare të BE.
"Ne po përpiqemi që në në funksion të bazës ligjore të shtojmë më shumë kontrollet, informimin dhe ndërgjegjësimin për të bërë vendet në tregun e punës në Shqipëri, po aq të sigurta dhe të mirëqëna sa në tregun e BE", theksoi Ylli. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com