‘Dritë – Gjon Mili’, sot në COD! Merita Rexha dhe Lirika Pula, koncert duo në piano tek ‘Artet’! Nesër ndahen çmimet e ‘ TK Rin Art 2024’

1.     Mbahet sot në orën 20.00 në Opera një koncert me krijimtarinë e Lefter Çipës me pjesëmarrjen e artistëve më në zë, si dhe orkestrës, grupit të valleve dhe të vokalit të Ansamblit Popullor.

2.     Shfaqet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri filmi “Dritë – Gjon Mili” me regji të Yllka Gjolleshës dhe Suela Bakos.

3.     Jetësohet sot  në orën 19.00 në Universitetin e Arteve një koncert në duo piano me artistet Merita Rexha dhe Lirika Pula.

4.     Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Ëndrra brenda ëndrrës”, me 123 vepra të realizuara në Amerikë.

5.     Vijon e hapur deri në 5 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve.

6.     Mbahet nesër në orën 14.00 në Teatrin Kombëtar ceremonia e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Shkollave të Mesme të Tiranës “Rin Art 2024”.

7.     Pret vizitorët deri në 5 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta”.

8.     Qëndron e hapur deri në 25 maj në “galerinë 70” në Tiranë ekspozita “Spectaculum II” nga artisti Jon Kraja.

9.     Vijojnë edhe këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" performancat me të rinjtë e talentuar të  gjimnazeve të qarkut të Korçës.

 

 

/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK