Kjo është norma më e ulët që nga viti 2000, kur investimet janë luhatur nga 28 deri në 30 për qind të prodhimit kombëtar bruto. Të dhënat nga ministria e Financave tregojnë se pjesa më e madhe e kësaj rënieje vjen nga investimet e qeverisë, të cilat, nga 10 për qind e prodhimit kombëtar në 2008-n, vitin e kaluar u tkurrën në 4.5 për qind.
Për të përballuar kërkesa kryesisht elektorale, këtë vit, edhe në kushtet kur nuk paguhen firma prej vitesh për punë të kryera, u kryen pagesa selektive, në sajë të privatizimit më të fundit, të katër HEC-eve, me një çmims prej 85 milionë eurosh, shumë më poshtë çmimit që mendohej. Qeveria kishte menduar të shpëtonte nga situata falë shitjes së Albpetrolit, por ky privatizim dështoi me turp.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06. 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)