Dritë mbi Spaç, Autoriteti i Dosjeve vjen me botime për të rritur dhe fëmijë

Dritë mbi Spaç, Autoriteti i Dosjeve vjen me botime për të rritur dhe fëmijë

Në një kohë kur e vërteta kërcënohet nga dezinformimi i atyre që ende i bëjnë apologji totalitarizmit, “të ndihmuar” nga indiferentët mbërthyer tek ngjarja e ditës, AIDSSH vjen me dy botime, akademike dhe didaktike, për një nga ngjarjet më emblematike të diktaturës siç është revolta e të burgosurve politikë në kampin-burg të Spaçit, 21-23 maj 1973, historia e punës së detyruar dhe ajo e 2000 njerëzve që u lënduan përjetësisht në të.

Botimi akademik. “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit - Dëshmojnë të mbijetuarit dhe familjarët e tyre” dhe ai për fëmijë, “Dielli lind në Spaç”, janë botime që mbartin rëndësinë e njohjes të së kaluarës, ku nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive ekspozohen motivet e fshehura të pushtetit nën maskën e luftës ndaj “armikut të popullit” dhe vizatohen tiparet dehumanizuese të diktaturës, si : dënimi i padrejtë, puna skllavëruese, vdekjet nën shembjet e galerive, nga kequshqyerja, pushkatimet dhe deri tek zhdukja e trupave të kundërshtarëve politikë.

Në të dy botimet rëndësi ka marrë rezistenca e të burgosurve politikë ndaj regjimit, një ngjarje e rrallë për kohën dhe forcën e pushtetit. Puna e thelluar nxjerr Spaçin në dritë nëpërmjet qasjes në burimet parësore arkivore duke i dhënë një përgjigje dezinformimit mbi të kaluarën nëpërmjet fakteve, analizës ligjore dhe kujtimeve të të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre.

Për herë parë, AIDSSH në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit për përfshirjen në kurrikulat mësimore të ngjarjeve të së kaluarës, sjell botime për nxënësit e sistemit parauniversitar me “Spaç, historia e një revolte” (2023) ndërsa për grup moshat e ciklit të arsimit 9 vjeçar vjen libri “Dielli lind në Spaç”, ku përveç historisë, jepet koncepti mbi diktaturën, si u pasqyrua ajo në sytë e fëmijëve, pasuruar me informacionin didaktik mbi të drejtat e njeriut dhe grafikat ilustruese.

Edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ende ka mungesë llogaridhënieje për krimet e kryera në atë kamp dhe në sistemin e punës së detyruar në përgjithësi. Zbardhja e historisë u jep mundësi të mbijetuarve që të tregojnë dhe të riafirmojnë identitetin e tyre si viktima të regjimit, si një mënyrë për të rimarrë kontrollin mbi narrativën dhe të ndihmojn1ë në shërimin e plagëve psikologjike.

Faktet e mbledhura në botimin kryesor mbështetësin procesin e identifikimit dhe rigjetjes së mbetjeve të viktimave që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit.

Kjo zbardhje e historisë së Spaçit tregon se ende kemi shumë për të mësuar nga e kaluara, për të ndërtuar një të ardhme të drejtë dhe demokratike, duke u ballafaquar plotësisht me të vërtetën e asaj kohe.

Përmes këtyre botime Autoriteti synon përmbushjen e objektivave të Planit Strategjik 2023-2028, ku cilësohet prezantimi i Autoritetit si një platformë për angazhimin publik dhe kuptimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri./Marrë nga faqja e AIDSSH në facebook

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit do njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e të pandehurve

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit do njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e të pandehurve