GREQI- Mesazhi optimist se Greqia do të hap dyert e turizmit më 14 maj është dhënë nga ministri i turizmit Haris Theocharis.
Sigurisht që ai nuk ka harruar se bota është përfshirë nga një valë pandemie që ka kufizuar dhe shndërruar jetën e secilit prej nesh, ndaj edhe rihapja e turizmit në vend do të jetë me kufizime.
Theocharis tha se çdo udhëtar i cili do të vizitojë Greqinë, duhet të jetë negativ në testin e COVID ose të ketë kryer vaksinën. Ndërsa masat anti-COVID t cilat janë në fuqi për qytetarët grekë, do të jenë edhe për çdo person i cili viziton Greqinë.
Deklaratën e tij për rihapjen e dyerve të turizmit në vend e dha nga muzeu më historik dhe i vizituar grek “Akropolis”, në kryeqytet.
“Turizmi na bashkon të gjithëve. Sot më jep kënaqësi të madhe t’ju flas nga Muzeu i Akropolit, një nga muzetë më të mëdhenj në botë, me ekspozita unike që nëse gjithçka shkon sipas planit, të gjithë do të mund ta shihni nga afër gjatë gjithë verës”, tha ai.
Ai me këtë deklaratë përmes sloganit “Gjithçka që të duhet është Greqia”, ka bërë një ftesë për të gjithë që ta vizitojnë atë.
Vaksinimi në Greqi ka nisur më 28 dhjetor të 2020 si në shumicën e vendeve evropiane dhe fushata po ecën siç duhet.
Kryeministri i vendit u shpreh optimist duke thënë se janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë dhe çdo gjë po ecën sipas planit të parashikuar.
Pavarësisht masave aktuale shtrënguese në fuqi dhe procesit të vaksinimit i cili po ecën siç duhet, në Greqi kohët e fundit numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar një rritje.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor, 09:50
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18