/ ATSH - Drejtoria Rajonale Kulturore Kombëtare e qarkut të Beratit ka njoftuar së fundmi se në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në DRKK-Berat, ka nisur proçedura restauruese e 4 ikonave.

DRKK-Berat bën me dije se ikonat që po i nënshtrohen këtij restaurimi janë pjese e fondit të ikonave të drejtorisë dhe nderhyrjet po kryhen nga restauratorët e DRKK-Berat.
Ikonat që po restaurohen janë: "Fjetja e Shën Marisë","Shën Joan Pagëzori","Krishti Pantokrator","Shën Maria".

Proçesi i ndërhyrjes restauruese do të kaloje nëpër keto 5 faza si, konsolidimi i pikturës së ikonës, dizinfektimi i saj, pastrim dhe rivendosje e vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës.