/ ATSH/ - Rritja e numrit te vizitoreve është një dëshmi e qartë e një suksesi i cili vjen nga një punë e madhe promovuese, ashtu edhe e seriozitetit maksimal që ka treguar DRKK (Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore) Durrës gjate vitit 2014 për mbledhjen e të ardhurave.

Kjo e fundit ka bërë që DRKK Durrës t'i japi buxhetit të shtetit një shume rreth 87% më të madhe se ajo e vitit paraardhes, ka njoftuar DRKK Durrës, duke e paraqitur suksesin edhe me anën e disa grafikëve.

Në grafiket e mëposhtem, paraqiten të dhënat krahasimore të numrit të vizitorëve dhë të të ardhurave të grumbulluara në Amfiteatrin e Durrësit gjatë viteve 2013-2014.
Në tabelën e parë, kolonat ngjyrë tulle, të cilat paraqesin numrin e vizitorëve pa pagesë (delegacione të ndryshme, nxënës shkollash gjatë proçesit mësimor, etj), janë pothuajse të barabarta

Tabela 2
Diferencën e përbëjnë kolonat blu, që paraqesin vizitorët me pagesë. Rritja e numrit të tyre është dëshmi, si e një pune më të mire promovuese, ashtu edhe e seriozitetit maksimal që ka treguar DRKK Durrës gjate vitit 2014 për mbledhjen e të ardhurave.

Kjo ka bere që DRKK Durrës t'i japi buxhetit të shtetit një shumë 87% më të madhe se ajo e vitit paraardhes, sikurse duket qartë në grafikun e të ardhurave.
Ndërsa përsa i përket vitit 2015, DRKK Durrës synon që këta tregues do të rriten shumë më tepër, në sajë të rritjes së ofertës së tyre turistike, me hapjen e Muzeut Arkeologjik, si dhe përkujdesjes për t'i bërë më të vizitueshme edhe monumentet e tjera të qytetit.