SIRAKUZA- Autoritetet italiane te Guardia di Financës zbulojne nje rrjet trafikantesh te heroines dhe kokaines qe tranpsortohej me gomone nga Shqipëria drejt Sicilisë. Operacioni i koduar “Krypto” shkatërroi banden me 14 persona, të gjithë shtetas italianë me precendentë të mëparshëm penalë.

Sipas hetuesve italjane droga vinte nga brigjet shqiptare ne drejtim te Sirakuzes me gomone që drejtoheshin nga skafistë shqiptarë. Droga ruhej në Sirakuzë dhe më pas shpërndahej në jug të ishullit.

Sipas hetimeve, një familje mafioze italiane mbante lidhje me korrierët shqiptarë, të cilët nëpërmjet gomoneve transportonin dhjetëra kilogramë lëndë narkotike përmes detit.

Përgjimet e bisedave telefonike dhe dëshmitë e të penduarve, kanë bërë që të finalizohen me sukses hetimet e filluara para katër vitesh.
Guardia di Financa e Sirakuzës i dhanë një goditje të fortë krimit të organizuar mafioz që vepronte në veri të provincës së Sirakuzës, që përhapej dhe në Katania, do ta përkufizojnë mediat italiane operacionin e djeshëm.

Nga hetimet mësohet se 14 të arrestuarit flisnin me njëri-tjetrin në telefon, duke artikuluar inicialet e emrit dhe mbiemrit të tyre, por flisnin qartë për “kilogramë, cilësi apo mall”. Hetimet për rrjetin e trafikantëve të drogës kanë nisur që në muajin qershor të vitit 2008 dhe gjatë tyre në vijim janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Sekuestrimi i fundit ishte ai i një sasie prej 26 kg mariuanë me vlerë rreth 250 mijë euro.
(ns/sg/shqiptarja.com)