Një shtetas grek është arrestuar në afërsi të kufirit (në pjesën greke), pasi u kap duke transportuar 78 kg lëndë narkotike kanabis me dy mushka.
Lajmi konfirmohet nga Policia Kufitare e Kapshticës, të cilët sqarojnë se droga po transportohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, duke përfituar nga errësira dhe mjegulla e dendur në zonën e kufirit të gjelbër.
"Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, mjete speciale të vëzhgimit të instaluara në kufirin e gjelbër nga ana e Policisë Kufitare Kapshtice, në rajonin e piramidave 43-44 (fshati Ponçarë-Devoll) transmetuan sinjalin me foto ku tregohej një shtetas i paidentifikuar dhe 2 kafshë dore që dallohej se ishin të ngarkuara me thasë duke lëvizur në drejtim të shtetit grek", thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas komunikimeve mes patrullave policore të të dy vendeve, u informua se rreth orës 04.30, në afërsi të fshatit grek Argos, rreth 12 km në brendësi të kufirit, forcat e policisë greke kanë kapur një shtetas grek me 4 (katër) thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 78 kg.
Nga tërësia e veprimeve rezulton se lënda narkotike e kapur ka lidhje të drejtpërdrejtë me informacionin e shkëmbyer mes Policisë Kufitare të Kapshticës dhe asaj Greke.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com