Krimet e Rënda kanë përfunduar hetimet dhe dërguan për gjykim dosjen ndaj tre shtetasve, të akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva nga Shqipëria në Greqi, duke shfrytëzuar linjat e rregullta të autobusëve ndërmjet dy vendeve. Në bazë të informacionit paraprak, kishte të dhëna se shtetasit Leonidha Gjoni, Francesko Biçaku dhe Sajmir Buzi,kishin krijuar një “linjë të rregullt” trafikimi lëndësh narkotike, duke u sjellë si pasagjer normal të autobusëve Shqipëri-Greqi. Në momentin e arrestimit, të këtyre personave, në 23 shtator 2014, atyre iu gjet mbi 12.5 kilogram lënde narkotike canabis, e shpërndarë nëpër disa çanta udhëtimi.