Të rinjtë shqiptarë konsumojnë më pak alkool dhe drogë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Rekord mbajnë studentët çekë, të cilët krahas birrës tanimë po klasifikohen të parët në kontinent për alkoolin dhe kanabis sativën.
Rezultatet janë publikuar pas një sondazhi që Projekti për rogat dhe alkoolin zhvilloi në shkollat e 37 vendeve të Europës, mes të cilave edhe Shqipëria.
Raporti tregon se gjatë vitit 2011, studentët cek pinin më shumë alkool dhe përdornin kanabis më shumë se kurrë në jetën e tyre dhe në mënyrën më massive të mundshme sesa në vende të tjera të Europës.
Mes 37 vendeve, e fundit renditet Shqipëria, të rinjtë e së cilës, vetëm në masën 4 % kishin përdorur të paktën një herë kanabis në jetën e tyre. Shifër kjo e ulët, krahasur me përdorimin massive prej 79% të studentëve çekë .
Raporti nënvizon disa herë Shqipërinë si vendin më studentët më pak të infektuar nga përdorimi i lëndëvë narkotike apo drogave të lehta, ndërsa citon ligjet e Çekisë, të cilat penalizojnë vetëm më nje gjobë fare minimale, personat të cilët kapen me sasi narkotikësh, duke nisur nga kanabis sativa.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com