Droga e fshehur me dy kavanoza në pyll, pranga dy shqiptarëve në Itali

Droga e fshehur me dy kavanoza në pyll, pranga dy shqiptarëve në Itali

Droga që iu sekuestrua shqiptarëve

ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën në flagrancë teksa kishin fshehur me dy kavanoza qelqi, dyqind e pesëdhjetë doza kokainë në pyll.

Aktiviteti i shqiptarëve ra në sy pasi kohët e fundit në zonën e pyjëzuar kishte mjaft vizita nga automjetet. Gjë që nuk ishte e zakonshme në pyllin e Vareses.

Pasi ndoqën dy shqiptarët, karabinierët italianë gjetën dy kavanozat me kokainë, njëri kishte dhjetë doza, ndërsa tjetri njëqind.

Shqiptarët e moshës 22 dhe 29 vjeç, banues në Varese u arrestuan dhe aktualisht ndodhen në burgun e Bassones, ku edhe do të presin të dalin para gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së