TIRANE- Hetimet për goditjen e grupeve kriminale, arrestimin e drejtuesve të trafikut të drogës dhe sekuestrimi i pasurive të këtyre organizatave që operojnë në Itali kryesisht në rajonin e Leçes të drejtuar apo me bashkëpunëtorë shqiptar kanë sjellë në Tiranë kreun e Anti-mafias Cataldo Mota.
Mota është takuar me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla ndërsa ta pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të krimeve të rënda mes tyre Besim Hajdarmataj kreu i kësaj prokurorie.
Në përfundim të takimit Mota u shpreh se ka një rritje të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt brigjeve italiane dhe kjo bën të nevojshëm intensifikimin e bashkëpunimit, ndërsa sqaroi se kanë gjetur mënyrat për të finalizuar me sukses këto hetime.
Prokurori Antimafias ishte i shoqëruar në këtë takim nga përfaqësues të shërbimit interforzë që operon në Shqipëri si dhe Guardia di Finanza.
Ndërsa ra në sy se i pranishëm nga pala shqiptare ishte dhe prokurori i cili po heton dosjen e trafikut të drogës me avion e pikërisht atë më të fundit, avionit të Ishmit prokurori Përparim Kulluri.
Mota i pyetur për hetimin e trafikut të drogës nga Ishmi shmangu një përgjigje konkrete, duke thënë se gjithçka është në hetim.
ReportTv ka mësuar se aktualisht ndërmjet prokurorisë së Leces dhe Krimeve të rënda janë 8 hetime të hapura për organizata kriminale të trafikut të drogës, prostitucionit dhe kontrabandës.
Ku burime sqaruan se tashmë për shumicën e këtyre hetimeve janë identifikuar krerët e trafikut, pasuritë e tyre si dhe mënyrën se si këta trafikant kanë korruptuar zyrtarë publik dhe policë për t'iu shmangur kontrolleve.
ReportTv po ashtu ka mësuar se prokurori antimafias së Leçes Mota një ditë më parë ka kryer një takim pune dhe me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri takim ky pa praninë e mediave.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO