GJIROKASTER - Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme personin e shpallur në kërkim për 25 kg drogë të llojit çokollatë që u kap dje në Qeparo.
I shpalluri në kërkim Florenc Proko 34 vjeç nga Gjirokastra u kap sot në këtë qytet.
Ai mundi që t’i arratisej policisë gjatë aksionit anti-drogë në Qeparo, ndërkohë që sot uniformat blu gjetën edhe makinën BMW X5 të braktisur në Borsh me të cilën u arratis 34-vjeçari.
Policia e Vlorës dje arrestoi dy poseduesit e drogës “çokollatë” Alsid Cani 25 vjeç nga Gjirokastra dhe Fatjon Rexho. Ndërkohë që në kërkim është edhe një 35-vjeçar E.Cuni nga Delvina.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com