Droga me avion/ Ja përgjimet që "kryqëzuan" efektivin e policisë Arkiv/ Lajmet për trafikun e drogës
Vazhdojnë të dalin fakte të forta nga zbardhja e përgjimeve për përfshirjen e elementëve të policisë me trafikantët e drogës. “Parcelat na i mbulon daja”, është një ndër frazat që përdorej mes trafikantëve të drogës, e cila implikon përmes përgjimeve telefonike zyrtarin e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj. VIDEO Video/Ja me kë transportohej droga
Arkiv/ Lajmet për trafikun e drogës&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/index.php/lajm/droga-me-avion-ja-pergjimet-qe-br-kryqezuan-efektivin-e-policise-br-br-br-arkiv-lajmet-per-trafikun-e-droges" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
TIRANË – Vazhdojnë të dalin fakte të forta nga zbardhja e përgjimeve për përfshirjen e elementëve të policisë me trafikantët e drogës. “Parcelat na i mbulon daja”, është një ndër frazat që përdorej mes trafikantëve të drogës, e cila implikon përmes përgjimeve telefonike zyrtarin e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj.
Në materialin e prokurorisë janë zbardhur dhe komunikimet telefonike të Sokol Lamajt me policin Vladimir Zanaj, ku në një bisedë Sokoli i kërkon infromacion Zanajt se kush ka shkuar në fshatin e tyre për ti asgjesuar parcelat dhe me kë ai duhet të fliste.
Lamaj - Zanajt: Kush ka shkuar në fshat për të asgjesuar parcelat dhe me kë të flis? Trafikantët: Parcelat na i mbulon daja
6 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve nga Vlora drejt Italisë do të qëndrojn në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ishte ky vendimi i gjykatëses së krimeve të rënda Ilirjana Olldashi, e cila këto masa sigurie vendosi ti zhvilloj me dyer të mbyllura.
Të pandehurit mësohet të kenë mohuar akuzën para gjykatës, ndërsa nëpërmjet avokatit të tij efektivi i policisë Vladimir Zanaj i konsideruar si informatori i trafikantëve kërkoi lirinë.
“Çështja ndaj personit që unë mbroja. Ky shtetas nuk ka lidhje me akuzën për të dyja veprat penale që janë ngritur ndaj tij. Është një polic me begrand të shkëlqyer. Edhe përgjimet nuk bënin fjalë për implikimin e tij në ngjarje. Ishte vetëm një bisedë që nuk kishin lidhje me vepren penale. Ne kërkuam lirimin e menjëhershëm të tij. Edhe klienti im foli dhe sqaroi pozitën e tij juridike si një falmiljar, si një familjarë në kushte të vështira ekonomike”, - tha ai .