TIRANE - Ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës njëherësh eksponentit të Partisë “Ora e Shqipërisë” Astrit Nimanit, i është sekuestruar një pasuri kapitale prej 10 milion euro, të investuara këto në hotele, pallate, Bar-Restorante, garazhe etj. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të cilat pas një hetimi dy vjeçar ka vënë nën sekuestro pasuritë e Nimanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Titi i Ukës”.
Nimani kohët e fundit ishte përfshirë në politikë duke arritur të hyjë dhe si anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës. Ndërkohë që disa vite më parë Astrit Nimani është proceduar në Itali për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 7 vite burg nga gjykata e Milanos. Momentalisht Nimani ndodhet në Itali ku po vuan dënimin, pasi u arrestua nga policia Serbe, për llogari të autoriteteve Italiane.
230 apartamente
Me vendim gjykate oficerët e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar 10 milion euro të investuara në resorte dhe komplekse banimi në plazhin e Shëngjinit. Policia sqaron se kjo pasuri me 3 pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel me 5 kate i përkasin shtetasit Astrit Nimani, i cili aktualisht vuan dënimin në Itali, pasi është i dënuar për trafik narkotikësh dhe evazion fiskal. Në njoftimin për sekuestron e kësaj pasurie policia bën me dije se hetimet një mujore të krimit ekonomik në drejtorinë e Lezhës në bashkëpunim me prokurorin kanë arritur në konkluzionin se ky kapital është përftuar nga pastrimi i parave.
Në Shqipëri hetimi ndaj Nimanit ka nisur 2 vite më parë ku ai u arrestua në Serbi për llogari të shtetit Italian, ku më pas u ekstradua dhe vuan dënimin pasi ndaj tij gjykata e Milanos kish vendosur në mungesë 7 vite burg për trafik narkotikësh dhe evazion fiskal. Pavarësisht vendimit të dënimit në Itali, Astrit Nimani për vite me radhë ka qëndruar i lirë në Shqipëri, aq më tepër sa dhe ka filluar të ndërtojë komplekse turistike, të regjistrojë kompani dhe të ndërtojë disa pallate në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit. Për shumë vite Nimani nuk është ngacmuar nga policia por edhe nga prokuroria e Lezhës, ndërkohë në 2013 ka mundur të bëhet dhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.
Kompleksi turistik
Referuar të dhënave në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve Nimani rezulton të jetë administrator dhe ortak me 40 % i kompleksit turistik “Marina San Giovani”, “Ermiri palace” në Shëngjin, biznes ky i regjistruar në 6 qershor të 2013-ës. Ndërkohë që 60 për qind të aksioneve në këtë kompani i përkasin një shtetasi Malazes që quhet Milisav Ostojiç. Ndaj kësaj kompanie në vitin 2014 është vendosur një tjetër urdhër sekuestroje, nga një shoqëri private përmbarimore. Ndërkohë një tjetër kompani që është në emër të Astrit Nimanit është firma e ndërtimit “Drita Konstrusksion”.
Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2,
ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2,

4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2,
ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO