Është ky konkluzioni i arritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila teksa ka hetuar këtë grup ka arrestuar 7 persona dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Në përgjime është vërtetuar se Lavdim Nelaj njohur si Ladi me banim në Milano udhëzonte vëllain e tij Lefter Nelaj për çfarë duhet të bënte.
Sipas akuzës, Lavdim Nelaj jo vetëm është financues i këtij grupi të strukturuar kriminal por të gjithë pjestarët e tjerë japin llogari tek ai për veprimet që kryejnë.
Më 1 Gusht 2016 vëllezërit Nelaj janë përgjuar teksa kanë debatuar për lëvizjet e shumta të Lefterit nga malësia ku ishte kultivuar droga për në qendër të fshatit.
Përgjimet
Ladi-Lefterit: O Lefter nuk tu ka desh makina ty tramal-taposhtë aty atje, ushqimet i kishte pru Bled, Eltoni, tjetri deri atje. Nuk ke pse me e marr makinën ti në Vinjoll me zbrit termal-poshte. Ti m’ke ra për çdo tre ditë o burr, a i bën llogarit, a duhen nga 50 mijë lekë?
Në të njëjtën ditë hetuesit kanë përgjuar Ladin ku i thotë Lefterit: Ja u dëmtun atje sipër, ca tu them unë, mirë vetës time ç’ti them atij shokut, nuk a tu tgjet gja me nejt 2 muaj në mal, kam nejt dy vite në burg.
Ladi-Lefterit: Ku merren qato lekë, ku merren qato lekë or ti djalë. Burri hujt o tu shkrujt, atje 1 milion 2 milion ka shku atje nafta, e tjera e tjera.
Për hetuesit Lefter Nelaj rezulton se mban lidhjet me policinë dhe kultivuesit e drogës në zonë vec parcelave që ai kishte të vetat për llogari të vëllait.
Në bisedën e 4 gushtit 2016, Lefteri është përgjuar teksa flet për pazaret dhe kuotën që i detyroheshin policisë së zonës me përdoruesin e numrit 06828..062.
"Sa i ke thënë Sandrit me i dhënë në dorë interesohet poseduesi i këtij numri kultivues narkotikësh në zonë".
Lefteri: Tre' duke i shpjeguar se i është kërkuar më shumë.
Kultivuesi: Mua më kanë kërkuar 4
Lefteri: Po jo o burrë, ca je tu thonë 10 % në fund kur të mbaroj puna, m’rregull m’rregull
Më dt.4 gusht rezulton se është përgjuar dhe Sami Bolloku tashmë i arrestuar përdorues i nr 06853..205 i cili telefonohet nga nr 06863..108: Tha, deri të hanën me na pru i dhajtshe, ndashi, ose nrajshe.
Sipas prokurorisë nga kjo bisedë jepet mesazhi se kanë shkuar punonjësit e policisë dhe nëse s'bëhet pagesë prej 10 milion sic kanë rënë dakord, parcelat do ti shkulen asgjesohen.
Më 21 shtator gjatë operacionit të policis për asgjesimin e drogës një person i identifikuar si përdorues i nr 06852..90 i shkruan sms Lefterit: Janë tu ardh krushqit me marr nusen tha.
Lefteri: Kur fole me ta, ku jan tha?
Pas kësaj bisedë Lefteri nis të jap udhëzimi me vartësit e tij ku i urdhëron: Shif kush dreqin janë ato, tonë a? Kush dreqin janë?
Por këto prova ta akuzës janë kundërshtuar sot nga avokati Marash Ibraj.
Në pranga për akuzën e trafikut të kultivimit të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal kanë rënë Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra, efektivi Zan Kasmi, si dhe Sami Balloku e Aldo Xhaferri.
Lefter Nelaj, sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda
(d.b/Shqiptarja.com)