TIRANE-Krimet e rënda kanë lënë në qeli edhe dy italianët e dyshuar si skafistët e transportit të drogës që kryhej nga Gjiri i Lalzit drejt Brindizit në Itali.
 
Masat për Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci janë zhvilluar këtë të martë aty ku gjyqtari Dritan Hallunaj ka pranuar kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri për të caktuar arrest me burg.
 
Dy italianët u prangosën 3 ditë më parë së bashku me 5 shqiptarë të dyshuar për trafik droge mes tyre dhe Eduart Sallakun të cilësuar si organizator të grupit kriminal.
 
Blutë mundën të sekuestrojnë dy skafe, disa telefona, benzinë të vendosur në bidona dhe një sasi parash por nuk mundën të kapnin drogën e planifikuar për tu dërguar drejt Italisë.

italianet

italianet

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com