TIRANË - Prokuroria Shqipateri i ka dërguar një letërporosi në Spanjë ku kërkon nga autoritetet e atjeshme bashkëpunim për të marrë të dhëna rreth aktivitetit kriminal të Majorit të Forcave Ajrore shqiptare Sokol Feka i cili humbi jetën në Spanjë pasi helikopteri me të cilin ai po transportonte 1 ton hashash preku me telat e tensionit të lartë dhe u rrëzua.
Gjithashtu Prokuroria kërkon edhe informacione për lëvizjet e Kapitenit Vladimir Ademi dhe majorit Hamit Koxhaj, të cilët kanë udhëtuar me Fekën drejt Spanjës dhe që dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Kapiteni Vladimir Ademi dhe majori Hamir Koxhaj u ndaluan nga policia Ushtarake si të implikuar në trafik, por janë lënë të lirë tre ditë më parë nga Prokuroria e cila është duke vijuar hetimin ndaj tyre.
Por përveçse 2 bashkëpunëtorët e dyshuar shqiptarë, Prokuroria kërkon edhe informacione mbi të dyshuar të tjerë që janë përfshirë në këtë trafik droge.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com