Droga tullumbace, eksperti: Të rinjtë që përdorin drogë e kanë nisur që 12 vjeç! Ka adoleshentë që nuk rrinë dot pa 1 ose 2 doza në ditë

Droga tullumbace, eksperti: Të rinjtë që përdorin drogë e kanë nisur që 12 vjeç! Ka adoleshentë që nuk rrinë dot pa 1 ose 2 doza në ditë

Në lokalet e Tiranës, në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe apo një birrë.

Në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri”në Report TV ekspertët analizuan këtë lloj droge, efektet dhe pasojat që mund të sjellë

Orges Hysenaj drejtor i një prej qendrave të Rehabilitimit në Tiranë pranon se droga të reja po shpiken “Është një lloj evolucioni po shpiken”

Fenomene të tilla kudo në botë në rajon, Europë e në Amerikë, po shkakton një tmerr sidomos mes adoleshentëve.

"Të gjithë individët që marrin trajtim në qendrën tonë kanë nisur eksperimentet e para, me drogë, nga 12 – 15 vjeç. Prevalon marijuana hashashi. 60 % e individëve e nisin me to por paradhoma e tyre është dhe duhani e veip. Nëse e përdor 3 – 4 herë nuk rri dot. Kemi parë 15 – 16 vjeçarë që jo vetëm nuk rrinë dot por i duhen  1 apo 2 doza për të qenë normal” tregon Hysenaj. 

Juristi Alban Duraj thotë se është baza ligjore për të ndaluar këto substanca që janë të dëmshme.

“Është e ndaluar pavarësisht mënyra e kamuflimit si tregtohet. Dua ti bëj apel policisë të nisë njëorë e më  parë aksionin për të ndaluar këto lloj drogërash pasi rrezikohen fëmijët tanë” nënvizon Alban Duraj.

Entela Binjaku vë theksin tek kujdesi që duhet të kenë prindërit.

“Si shoqëri me boshllëqe të mëdha e mungesa të mëdha ndonjëherë të rinjtë kanë nevojë për këtë jetë paralele që të krijojnë këto substanca që ndezin në mëndjen e secilit emocionet dhe boshllëqet që kanë"  thotë Binjaku.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Tollumbacja me oksid azoti shitet lehtësisht në lokalet e Tiranës! Report Tv sjell pamjet! Kamarieri e shërben hapur për ta pirë: Nuk të vdes! Blihet me faturë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot