Shënuesi i golit të fitores për Çelsin në ndeshjen kundër Barcelonës, Didie Drogba ka deklaruar se skuadra e tij ka fituar shumë në përvojë në tre vitet e fundit pas eliminimit nga Barcelona në 2009.
“Mendoj se kemi mësuar shumë që nga sfida e fundit kundër Barcelonës para tre vjetësh. E kemi përmirësuar lojën dhe qasjen ndaj ndeshjes. Jemi të lumtur sepse ky rezultat na intereson ndaj një rivali të vështirë. Tani shkojmë në Barcelonë me shpresë se edhe atje do të shënojmë gol dhe do të kualifikohemi në finale”, ka thënë Drogba.
Ndërkaq, Xhon Terri ka theksuar se Çelsi duhet të luante me kujdes të madh për të arritur deri te rezultati pozitiv. “Nuk e kemi prekur topin në 15 minutat e parë. Drogba u angazhua maksimalisht. Ai bëri një punë prej luani në fushë, por edhe në të tjerët e kryem me sukses. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë, dhe jam i sigurt se atje Barcelona do të krijojë edhe më shumë raste shënimi. Ne e respektojmë Barcelonën, por nuk ia kemi frikën”, ka deklaruar Terri.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com