Gardianët bashkëpunojnë me të burgosurit për të futur drogë e sende të paligjshme në burgje, ministri i Drejtësisë: Gati plani për rritjen e sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit

Vetëm pak javë më parë Burgu i Drenovës u vu në qendër të një skandali së bashku me atë të Tiranës dhe Elbasanit ku gardianët bashkëpunonin me të burgosurit për të futur në qeli sende të jashtëligjshme, ku të dënuarit VIP porosisnin nga qelitë trafikun e drogës. Kjo çoi në pranga shumë zyrtarë e gardianë të burgjeve, ndërsa shtoi nevojën për rritjen e sigurisë në institucionet ku vuhet dënimi. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një inspektimi në burgun e Drenovës tha se është gati për implementim plani për të rritur sigurinë në burgje. Ai tha se po sheh nga afër situatën dhe se kushtet e punës për të përmirësuar sa më shumë situatën e sigurisë në burgje.

“Ministria e Drejtësisë ka filluar një studim mbi një master plan lidhur me gjendjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe dua të shoh vetë institucionet të njihem me kushtet e strukturave de të njihem me kushtet e punës së stafit këtu. Për këtë ndodhem sot këtu”, tha Manja

Manja foli edhe për punësimin e 800 të burgosurve këtë vit, ndërsa shton se deri në 2023 të jenë punësuar 2 mijë të dënuar. Ai tha se duhet një qasje e re edhe për dënimet alternative si shërbim prove për një kategori të caktuar të veprave penale.

“Jam në komunimim me KLGJ dhe KLP që të kemi një qasje të re ndaj drejtësisë alternative. Do të duhet që për një kategori të caktuar të veprave penale t’i qasemi dënimeve alternative si shërbim prove. Kemi lancuar në dy institucione punësimin e të dënuarve në burgje, sivjet do të kemi 800 të dënuarit e parë që do i nënshtrohen punësimit, 400 në administratën e institucioneve 400 të tjerët në bashkëpunim me sektorin privat. Në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe dhe do shtrihen të të gjitha institucionet e ambicia që në 2023 të punësojnë 2000 të burgosur”, tha Manja.

Në fillim të shkurtit hetimet dhe përgjimet çuan në 25 urdhër arreste ndaj zyrtareve dhe efektivëve të burgjeve në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, ku u zbulua se gardianët në bashkëpunim me të dënuar VIP për krime të rënda fusnin në qeli sende të paligjshme, si telefon, dogë, alkool etj, por edhe të urdhëronin nga qelitë trafikun e drogës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata