ATHINE-Gjatë një operacioni të policisë greke janë sekuestruar marijuanë, hashash çokollatë, peshore elektronike, celularë, armë, fishekë dhe një makinë. Droga dhe municionet janë sekuestruar në banesën e një çifti shqiptar, mashkulli 38-vjeç dhe femra 36-vjeçe në Keratsini. Sipas medieve greke, ata punonin për llogari të një shqiptari 26-vjeç. Policia arrestoi në banesë çiftin shqiptar dhe 26-vjeçarin për të cilin ata punonin.
Nga operacioni u sekuestruan;
41 kg 740 gram marijuanë
10 kg 330 gram hashash çokollatë
2 kallashnikovë
4 krehra kallashnikovi
542 fishekë
3 peshore elektronike
7 celularë
1 automjet
Droga, armët dhe municionet që u sekuestruan nga operacioni në Greqi
Dje u godit një tjetër grup që trafikonte kanabis. Operacioni u zhvillua në ishullin Zakynthos, ndërsa u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Në aksion kanë marrë pjesë 20 agjentë të antikrimit, ndërkohë që dyshohet se anëtarët e grupit kanë sjellë në Greqi rreth 700 kilogramë marijuanë.