Një pronar marketi dhe punëtori i tij janë arrestuar nga policia e Cërrikut për trafik të lëndëve narkotike.

Pas të dhënave në rrugë operative policia ka shkuar në marketin e Eris Skënderi 31-vjeç dhe gjetën e sekuestruan në cilësinë  e provës materiale 2.6 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në disa kavanozë.

Së bashku me pronarin e marketit është arrestuar edhe punëtori Roland Dulja, i cili ashtu si pronari akuzohet se merret me shitjen e lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një aparat celular.

Tani të dy këta persona do të përballen në gjykatë me akuzën 'prodhim dhe shitja e narkotikëve'.