Drogë me Habilajt/ Nga arratia ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimon zgjatjen e hetimeve
Jaeld Çela, ish-drejtor i policisë së Vlorës
Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili prej më shumë se një vit ndodhet në arrati, ka ankimuar zgjatjen e afateve të hetimit. Kujtojmë se ndaj Çelës, Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë në nëntor të 2017-ës, së bashku me ish-zyrtarin tjetër të policisë Gjergji Kohilën. Ata dyshohet se kanë favorizuar grupet kriminale, gjatë viteve 2015-2016 për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa e Jaeld Çelës, kundër zgjatjes së hetimit ka nisur prej orës 11:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Më herët, organi i akuzës, mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj, por ndau dy dosjet që po hetoheshin bashkë, atë të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe ky i fundit, ankimoi zgjatjen e afateve të hetimit, duke ngritur pretendime, se prokuroria po zvarrit procedimin, pasi nuk ka prova (Lexo këtu).
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, ankimon zgjatjen e afateve, duke u bërë i "gjallë" për drejtësinë, vetëm për të kundërshtuar nëpërmjet avokatit të tij, vendimet e prokurorisë. Sipas kësaj të fundit, Jaeld Çela, ka pasur komunikime të vazhdueshme pjesëtarë të Habilajve, përfshi edhe Moisi Habilajn.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
50.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.3%
Vota total: 12196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis me vlerë 40 mijë euro nëpërmjet postës nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
12 Shkurt, 14:00
-
Gjirokastër/ Pjesë e organizatës që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet i dënuari me rreth 7 vite burg! U dënua më 2020-ën (VIDEO)
8 Shkurt, 14:24
-
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro
2 Shkurt, 10:15
-
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+ VIDEO)
2 Shkurt, 09:34
-
Vlorë/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, në pranga 2 fierakët! Detajet si u zbuluan (EMRAT+VIDEO)
30 Janar, 09:13
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15