TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij.
Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.
Report Tv ka arritur që të sigurojë letër-ankimimin e ish-ministrit në të cilën shkruhet se në zgjatjen 5 herë të afatit të hetimeve Prokuroria nuk ka marrë në konsideratë katër pika të rëndësishme.
Ato janë: rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpasra nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve.
Në shkresë, ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.
_001.jpg)
_001.jpg)
_001.jpg)
Ankimimi i ish-ministrit Tahiri i siguruar nga Report Tv
Më datë 18 janar Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi zgjatjen me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahirin. Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)
-
O Sajmir je si BISHTI QENIT qe nuk drejtohet ndonjehere cfardo te besh emri yt eshte trafikant droge dhe je I djegur per gjithe jeten tende ne politike asnje force politike ty nuk te afron se kane frike nga emri yt Sajmir Tahiri Droga
Përgjigju -
Cdo ceshtje hetimore ,ka afate te caktuara ligjore dhe nuk mund te vazhdojne pa mbarim . Avokati Haxhiaj ka te drejten juridike te akuzojr prokuriret per shtyrje te qellimshme te hetimeve , per te mbuluar fillimin pa prova te ceshtjes Tahiri . Mos valle ceshtja filloji si sulm politik , ku kjo vertetohet dhe nga mbyllja e ceshtjes ne gjykaten e Katanias ne Itali ?
Përgjigju








Komente
Komento