Drogë në gomat e një eskavatori
Në pranga 4 kosovarë e 3 serbë

Drogë në gomat e një eskavatori <br />Në pranga 4 kosovarë e 3 serbë
PRISHTINE - Shtatë të arrestuar dhe 258 kg marijuanë e sekuestruar është bilanci i një aksioni të policisë së Kosovës, të zhvilluar në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare.

Lënda narkotike ishte e fshehur në gomat e një ekskavatori, i cili ishte duke u transportuar me një kamion, që është ndaluar në kufirin me Serbinë dhe drejtohej nga një shtetas serb.

Finalizimi i operacionit policor ka vazhduar në disa zona në rajonin e Pejës dhe Prishtinës ku janë arrestuar katër të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve 4 janë shtetas kosovar nga Peja, ndërsa 3 të tjerët janë shetas serb. Veç lëndës narkotike policia e Kosovës ka sekuestruar 7 armë të llojeve të ndryshme, 187 fishekë, kamionin dhe eskavatorin ku u gjet droga si dhe 3 autovetura dhe 3 mijë euro, që besohet se janë siguruar nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas policisë vlera e marijuanës së sekuestruar përllogaritet në 180.000 Euro.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete