Një 22-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me drogë. I riu është ndaluar pas një aksioni të gjerë të dy ditëve të fundit nga Guardia di Finanza e Teramo kundër narkotikëve. Në aksion është përfshirë edhe ushtria, duke identifikuar dy grupe kriminale, që synonin të shkëmbenin lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut shqiptar, kanë qenë dy qentë e Shoqërisë së Giulianova, që kanë ‘fundosur’ 22-vjeçarin, teksa kanë zbuluar 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë, të cilat ishin fshehur brenda një tenxhereje presioni të groposur në kopshtin e shtëpisë së tij.
Gjithashtu, mediat italiane raportojnë se përveç lëndës narkotike policia ka sekuestruar nga shtëpia e shqiptarit edhe 2790 euro, një tabletë dhe katër telefona celularë, ndërsa tashmë pritet përballja e tij me drejtësinë e vendit fqinj.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com