Drogë, zjarrvënie e qëllimshme dhe plagosje, arrestohen 6 persona

Drogë, zjarrvënie e qëllimshme dhe plagosje, arrestohen 6 persona

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 persona dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar në flagrancë 22 vjeçarin Sh. M., dhe 19 vjeçarin E. Sh., pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.

Një 29 vjeçar me iniciale M. D., u arrestua në flagrancë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banesës.

Dy qytetarë janë konfliktuar me njëri tjetrin në rrugën "5 Maji" për motive të dobëta dhe si pasojë është arrestuar 36 vjeçari me iniciale L. D., i cili ka goditur me mjet prerës M. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në Liqenin e Sharrës në Vaqarr një 43 vjeçar me iniciale S. Xh. ka ndezur zjarr, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Ai është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr".

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë  35 vjeçarin me iniciale R. B., pasi në Golem, është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia