‘Dron edukues’, policia rrugore monitoron edhe nga ajri! Kujdes me lëvizjet në korsinë e gabuar

Policia rrugore e Tiranës ka vënë një tjetër pajisje inteligjente në dispozicion për të konstatuar shkelje rrugore. Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë”, shkruan policia.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane