Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, sipas raportimeve nga Reuters dhe AFP.

Burime të sigurisë irakiane kanë thënë kësaj të fundit se ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i tyre”.

Ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak rreth gjashtë orë më parë, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Zonën Ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit.


Lajmi kryesor:

Lufta, Izraeli: Kemi shënjestruar shefin e Sigurisë së Iranit, mbase ka vdekur! Bombardohen Teherani e Bejruti, shpërthime në Dubai e Doha