Droni zbulon 560 bimë narkotike në Velipojë, arrestohet 24-vjeçari, në kërkim shoku i tij

Droni zbulon 560 bimë narkotike në Velipojë, arrestohet 24-vjeçari, në kërkim shoku i tij

Droga e sekuestruar

SHKODËR- 560 bimë narkotike të llojit cannabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar  në fshatin Luarzë në Velipojë.

Bimët narkotike janë zbuluar nëpëmjet përdorimit të dronit si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Blerim Hoxha , 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi Blerim Hoxha i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 16/06/2022 00:15

    Hahahaha! Bimët e nipit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës