Dropull- Një makinë shpërtheu në flakë gjatë udhëtimit pasditen e sotme në zonën e Dropullit, në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, e për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale, kurse shoferi 31-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli.
“Ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike”, njoftoi policia vendore.
![]()
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
A.Q/Shqiptarja.comKomente

