Me pjesmarrjen e mbi 200 personave u organizua këtë fundjavë ‘Dropulli Run’ me mbështetjen e bashkisë Dropull dhe organizator vëllezërit Andreas dhe Anastasis Barutas. Pjesmarrësit, të cilët ishin të grumbulluar në qendrën e Dropullit Derviçan, garuan në tre kategori 12, 6 dhe 1 kilometër. Kjo e fundit për fëmijë.
“Pjesmarrësit në këtë garë ishin nga shumë qytete të Shqipërisë. Nga Tirana, nga Përmeti nga Gjirokastra, por kishte edhe nga Greqia të cilët udhëtuan vetëm për këtë garë sot,"-deklaroi Barutas.
Andreas Barutas, një prej vëllezërve organizatorë, shton se ‘Dropull Run’ kishte për qëllim afrimin e turistëve në Dropull.
“Qëllimi i këtij eventi ishte të shihnim bukurinë e Dropullit dhe të katër fshatrave që ne vizituam,”-tha ai.
Në ‘Dropull Run’ pati pjesmarrës edhe të moshave mbi 60 vjeç, ndërsa fituesit e çdo kategorie u vlerësuan me medalje.