Një video që po qarkullon në youtube shfaq pamje të tmerrshme të një sherri mes dy familjeve, pushues në Velipojë. 

Nuk ndodh shpesh në vende të botës që të shohësh një sherr të tillë ku burra, gra, të rinj dhe fëmijë të dy familjeve të grinden kaq rëndë me njëri- tjetrin.

Megjithëse shkaku i zënkës së tyre nuk dihet, nga të bërtiturat dëgjohet një zë vajze që thërret të ndalet dhuna që po ushtrohej nga të dyja palët.

Video është regjistruar nga një banor pranë vendit të ngjarjes, i cili nuk ka nguruar ta shpërndajë në Youtube duke bërë më pas që kjo video të marrë klikime të shumta edhe në rrjetet sociale. 
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)