Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë

Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në një intervistë të sajën ka folur për pasojat që ka lënë lufta në Kosovë tek ajo.

Ndërsa ishte duke treguar për karrierën muzikore për Elle US, ylli i popit foli gjithashtu edhe për luftën në Kosovë, ku tha se shumë prej miqve të që kanë humbur familjarët e tyre.

Ndërsa shtoi se shtëpitë e tyre janë djegur.

 “Kam dëgjuar përjetime nga miqtë në Kosovë që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura. I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua.

 Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive," tha Dua.

“Qoftë luftë apo diçka tjetër, të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, thekson 28-vjeçarja.

Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u zhvendos përsëri në Londër në moshën 15 vjeçare, për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.

36/3
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?