Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se po shijon pushimet në krahët e producentit gjerman Martin Garrix.
 
Dy të rinjtë kanë bashkëpunuar për këngën ‘Scared to be Lonely”, hit i publikuar në Janar të këtij viti.
 
Duket se tashmë cifti është shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar pushimet në Majemi, ku dhe janë fotografuar së bashku.
 
E në fakt foto të tilla ku ata janë kaq pranë njëri-tjetrit tregojnë se ata janë më shumë sesa  thjesht miq.
 
Duket se artistja 21-vjecare ka gjetur një dashuri të re, pak kohë pas ndarjes nga modeli Isaac Carew.

“Ne nuk u ndamë sepse nuk dëshironim të rrinim me njëri-tjetrin, ne donim të ndiqnim rrugën tonë, kjo është e vërteta,’ u shpreh Dua për ‘The Times’ pak kohë pas ndarjes nga Carew.

[gallery]22729[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com