Dua Lipa është një nga këngëtaret më të sukseshme shqiptare. Me hitet e saj, Dua ka bërë që ta adhurojnë të gjithë në mbarë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer shumë vite pas sot, pikërisht në festën e Abetares, ku shihet me shoqen e saj të fëmijërisë.

Lipa duket kaq e ëmbël dhe e lumtur në ato foto shumëvjeçare. Mirëpo arsyeja që këngëtarja ka postuar këto foto është se pikërisht shoqja e saj e fëmijërisë po martohet. Me këto imazhe të veccanta Dua i ka uruar jetë të lumtur asaj me bashkëshortin.

“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Do jesh nusja më e bukur,"- shkruan ajo krahs fotove.

Foto e postuar nga këngëtarja Dua Lipa