Aksident i rëndë në Mal të Zi, autobusi del nga rruga, 3 të vdekur dhe 17 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Cetinja-Budva, ku humbën jetën 3 persona dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur për shkak se autobusi doli nga rruga.

Sipas informacioneve të para nga Drejtoria e Policisë raportohen se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vetëm vdekjen e dy pasagjerëve.

Në autobus ndodheshin 35 pasagjerë, shoferi u ndalua dhe u dërgua në polici, raportojnë mediat e huaja.

Shoferi ka deklaruar se humbja e kontrollit të autobusit ndodhi për shkak se atij i kishte vazhduar një dhimbje e fortë pas koke.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja dhe 6 autoambulanca.

Hetimet për këtë ngjarje janë në proçes e sipër.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!